Dhikre të ndryshme

Cilësimet e leximit
دُعَاءُ لُبْسِ الثَّوْبِ
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي كَسَانِي هَذَا (الثَّوْبَ) وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلَا قُوَّةٍ.
Lutja kur vishet rroba
Falënderimi i takon Allahut që ma veshi këtë rrobë dhe ma dha pa ndonjë ndryshim apo fuqi nga ana ime.
دُعَاءُ لُبْسِ الثَّوْبِ الْجَدِيدِ
اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ كَسَوْتَنِيهِ، أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِهِ
Lutja kur vishet rroba e re
O Allah, Ty të takon falënderimi; Ti ma veshe këtë rrobë dhe të kërkoj nga e mira e saj.
دُعَاءُ الْكَرْبِ
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ رَبُّ السَّمَاوَاتِ، وَرَبُّ الْأَرْضِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ
اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ ، لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ
لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
اللَّهُ اللَّهُ رَبِّي لَا أُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا
Lutja në vështirësi
Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Madhërishmit, të Butit. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Zotit të Arshit madhështor. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.
O Allah, shpresoj mëshirën Tënde, prandaj mos më lër në dorë të vetes sime as sa hap e mbyll sytë dhe m’i përmirëso të gjitha çështjet. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje.
Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. I pastër nga çdo e metë je Ti; vërtet isha prej atyre që i bënë padrejtësi vetes.
Allahu, Allahu është Zoti im; Atij nuk i shoqëroj asgjë.
دُعَاءُ الْهَمِّ وَالْحَزَنِ
اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ ابْنُ عَبْدِكَ ابْنُ أَمَتِكَ نَاصِيَتِي بِيَدِكَ مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ ، عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ ، أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي ، وَنُورَ صَدْرِي وَجَلَاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي.
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحَزَنِ وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلَعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.
Lutja për brengën dhe pikëllimin
O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate. Balli im është në dorën Tënde, gjykimi Yt mbi mua zbatohet dhe caktimi Yt për mua është i drejtë. Të kërkoj me çdo emër që të përket, me të cilin e ke emërtuar Veten, që e ke zbritur në Librin Tënd, ia ke mësuar ndonjërës prej krijesave të Tua ose e ke ruajtur në dijen e së fshehtës tek Ti, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës sime, dritën e gjoksit tim, largimin e trishtimit dhe zhdukjen e brengës sime.
O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe pikëllimi, pafuqia dhe përtacia, koprracia dhe frika, rëndesa e borxhit dhe shtypja e njerëzve.
دُعَاءُ قَضَاءِ الدَّيْنِ
اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلَالِكَ عَنْ حَرَامِكَ وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ
Lutja për shlyerjen e borxhit
O Allah, bëje të lejuarën Tënde të më mjaftojë që të largohem nga e ndaluara Jote dhe më bëj me mirësinë Tënde të pavarur nga kushdo tjetër përveç Teje.
دُعَاءُ الرِّيحِ
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وَخَيْرَ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ مَا فِيهَا وَشَرِّ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ.
Lutja për erën
O Allah, të kërkoj të mirën e saj, të mirën që është në të dhe të mirën për të cilën është dërguar. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e saj, e keqja që është në të dhe e keqja për të cilën është dërguar.
دُعَاءُ الرَّعْدِ
سُبْحَانَ اللَّهِ الَّذِي يُسَبِّحُ الرَّعْدُ بِحَمْدِهِ وَالْمَلَائِكَةُ مِنْ خِيفَتِهِ
Lutja kur dëgjohet bubullima
I pastër nga çdo e metë është Allahu, të cilin bubullima e madhëron me lavdërim dhe engjëjt nga frikërespekti ndaj Tij.
دُعَاءُ زِيَارَةِ الْقُبُورِ
السَّلَامُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الدِّيَارِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُسْلِمِينَ، وَإِنَّا إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِكُمْ لَاحِقُونَ وَيَرْحَمُ اللَّهُ الْمُسْتَقْدِمِينَ مِنَّا وَالْمُسْتَأْخِرِينَ، أَسْأَلُ اللَّهَ لَنَا وَلَكُمُ الْعَافِيَةَ.
Lutja kur vizitohen varrezat
Paqja qoftë mbi ju, banorë të këtyre vendbanimeve nga besimtarët dhe muslimanët. Edhe ne, në dashtë Allahu, do t’ju bashkohemi. Allahu i mëshiroftë të parët dhe të mëvonshmit tanë. I kërkoj Allahut mirëqenie për ne dhe për ju.
دُعَاءُ نُزُولِ الْمَطَرِ
اللَّهُمَّ صَيِّبًا نَافِعًا
Lutja kur bie shiu
O Allah, bëje shi të dobishëm.
دُعَاءُ رُكُوبِ الدَّابَّةِ أَوْ مَا يَقُومُ مَقَامَهَا ( السَّيَّارَةِ أَوِ الْقِطَارِ أَوِ الطَّائِرَةِ أَوِ السَّفِينَةِ)
بِسْمِ اللَّهِ ، الْحَمْدُ لِلَّهِ ، سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنْقَلِبُونَ، الْحَمْدُ لِلَّهِ ، الْحَمْدُ لِلَّهِ ، الْحَمْدُ لِلَّهِ ، اللَّهُ أَكْبَرُ ، اللَّهُ أَكْبَرُ ، اللَّهُ أَكْبَرُ ، سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي فَاغْفِرْ لِي ، فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ.
Lutja kur hipet në kafshë ose në një mjet si makinë, tren, avion apo anije
Me emrin e Allahut. Falënderimi i takon Allahut. I pastër nga çdo e metë është Ai që na e nënshtroi këtë, sepse ne vetë nuk do të kishim fuqi ta nënshtronim. Vërtet te Zoti ynë do të kthehemi. Falënderimi i takon Allahut, falënderimi i takon Allahut, falënderimi i takon Allahut. Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi. I pastër nga çdo e metë je Ti, o Allah; unë i kam bërë padrejtësi vetes, prandaj më fal, sepse gjynahet nuk i fal askush përveç Teje.
دُعَاءُ السَّفَرِ
اللَّهُمَّ إِنَّا نَسْأَلُكَ فِي سَفَرِنَا هَذَا الْبِرَّ وَالتَّقْوَى، وَمِنَ الْعَمَلِ مَا تَرْضَى ، اللَّهُمَّ هَوِّنْ عَلَيْنَا سَفَرَنَا هَذَا وَاطْوِ عَنَّا بُعْدَهُ، اللَّهُمَّ أَنْتَ الصَّاحِبُ فِي السَّفَرِ، وَالْخَلِيفَةُ فِي الْأَهْلِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ وَعْثَاءِ السَّفَرِ وَكَآبَةِ الْمَنْظَرِ وَسُوءِ الْمُنْقَلَبِ فِي الْمَالِ وَالْأَهْلِ.
وَإِذَا رَجَعَ قَالَهُنَّ وَزَادَ فِيهِنَّ ـ" آيِبُونَ ،تَائِبُونَ، عَابِدُونَ ، لِرَبِّنَا حَامِدُونَ"
Lutja e udhëtimit
O Allah, të kërkojmë në këtë udhëtim mirësinë, devotshmërinë dhe vepra me të cilat Ti je i kënaqur. O Allah, na e lehtëso këtë udhëtim dhe na e shkurto largësinë. O Allah, Ti je Shoqëruesi në udhëtim dhe Kujdestari i familjes. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga vështirësia e udhëtimit, nga pamja e trishtueshme dhe nga kthimi në një gjendje të keqe të pasurisë dhe familjes.
Kur kthehet, i thotë këto dhe shton: «Kthehemi, pendohemi, adhurojmë dhe Zotin tonë e lavdërojmë».
دُعَاءُ الْمُسَافِرِ لِلْمُقِيمِ
أَسْتَوْدِعُكُمُ اللَّهَ الَّذِي لَا تَضِيعُ وَدَائِعُهُ
Lutja e udhëtarit për ata që qëndrojnë
Ju lë nën kujdesin e Allahut, tek i Cili amanetet nuk humbasin.
دُعَاءُ الْمُقِيمِ لِلْمُسَافِرِ
أَسْتَوْدِعُ اللَّهَ دِينَكَ وَأَمَانَتَكَ ، وَخَوَاتِيمَ عَمَلِكَ زَوَّدَكَ اللَّهُ التَّقْوَى، وَغَفَرَ ذَنْبَكَ، وَيَسَّرَ لَكَ الْخَيْرَ حَيْثُ مَا كُنْتَ
Lutja e atij që qëndron për udhëtarin
Ia besoj Allahut fenë tënde, amanetin tënd dhe përfundimin e veprave të tua. Allahu të furnizoftë me devotshmëri, ta faltë gjynahun dhe ta lehtësoftë të mirën kudo që të jesh.
دُعَاءُ النُّزُولِ فِي مَكَانٍ
أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ
Lutja kur ndalesh në një vend
Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar.
الدُّعَاءُ بَيْنَ السَّجْدَتَيْنِ
رَبِّ اغْفِرْ لِي رَبِّ اغْفِرْ لِي اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ، وَارْحَمْنِي وَاهْدِنِي وَاجْبُرْنِي وَعَافِنِي وَارْزُقْنِي وَارْفَعْنِي
Lutja mes dy sexhdeve
Zoti im, më fal; Zoti im, më fal. O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo, ma plotëso mangësinë, më jep mirëqenie, më furnizo dhe më ngri.
دُعَاءُ مَنِ اسْتَصْعَبَ عَلَيْهِ أَمْرٌ
اللَّهُمَّ لَا سَهْلَ إِلَّا مَا جَعَلْتَهُ سَهْلًا وَأَنْتَ تَجْعَلُ الْحَزْنَ إِذَا شِئْتَ سَهْلًا
Lutja kur një çështje bëhet e vështirë
O Allah, nuk ka lehtësi përveç asaj që Ti e bën të lehtë, dhe Ti e bën të vështirën të lehtë kur dëshiron.
دُعَاءُ الْخَوْفِ مِنَ الشِّرْكِ
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أُشْرِكَ بِكَ وَأَنَا أَعْلَمُ ، وَأَسْتَغْفِرُكَ لِمَا لَا أَعْلَمُ
Lutja nga frika e shirkut
O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos të shoqëroj askënd me dijeni dhe kërkoj faljen Tënde për atë që nuk e di.
مَا يُقَالُ فِي الْمَجْلِسِ
رَبِّ اغْفِرْ لِي وَتُبْ عَلَيَّ إِنَّكَ أَنْتَ التَّوَّابُ الْغَفُورُ (100 مَرَّةٍ قَبْلَ أَنْ يَقُومَ)
Çfarë thuhet në një tubim
Zoti im, më fal dhe ma prano pendimin; Ti je Pranuesi i pendimit, Falësi i Madh. (100 herë para se të ngrihet.)
كَفَّارَةُ الْمَجْلِسِ
سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ ، أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ
Shlyerja e gabimeve të tubimit
I pastër nga çdo e metë je Ti, o Allah, dhe Ty të takon lavdërimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Të kërkoj falje dhe pendohem tek Ti.
دُعَاءُ مَنْ رَأَى مُبْتَلًى
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي عَافَانِي مِمَّا ابْتَلَاهُ بِهِ وَفَضَّلَنِي عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقَ تَفْضِيلًا
Lutja kur sheh një të sprovuar
Falënderimi i takon Allahut që më ruajti nga ajo me të cilën e sprovoi atë dhe më dalloi me mirësi mbi shumë prej krijesave të Tij.
دُعَاءُ الْغَضَبِ
أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ
Lutja në zemërim
Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.
الدُّعَاءُ لِلْمُتَزَوِّجِ
بَارَكَ اللَّهُ لَكَ ، وَبَارَكَ عَلَيْكَ ، وَجَمَعَ بَيْنَكُمَا فِي خَيْرٍ
Lutja për të sapomartuarin
Allahu të bekoftë, derdhtë begati mbi ty dhe ju bashkoftë të dyve në mirësi.
دُعَاءُ الْمُتَزَوِّجِ لِنَفْسِهِ
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا وَخَيْرَ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ ، وَإِذَا اشْتَرَى بَعِيرًا فَلْيَأْخُذْ بِذُرْوَةِ سَنَامِهِ وَلْيَقُلْ مِثْلَ ذَلِكَ
Lutja e të martuarit për veten
O Allah, të kërkoj të mirën e saj dhe të mirën e natyrës me të cilën e ke krijuar, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e saj dhe e keqja e natyrës me të cilën e ke krijuar. Kur blen një deve, le të kapë majën e kurrizit të saj dhe të thotë të njëjtën gjë.
الدُّعَاءُ قَبْلَ الْجِمَاعِ
بِسْمِ اللَّهِ ـ اللَّهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ، وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا
Lutja para marrëdhënies bashkëshortore
Me emrin e Allahut. O Allah, na largo nga shejtani dhe largoje shejtanin nga ajo që na dhuron.
دُعَاءُ الْعُطَاسِ
إِذَا عَطَسَ أَحَدُكُمْ فَلْيَقُلْ : الْحَمْدُ لِلَّهِ ، وَلْيَقُلْ لَهُ أَخُوهُ ، أَوْ صَاحِبُهُ : يَرْحَمُكَ اللَّهُ فَإِذَا قَالَ لَهُ : يَرْحَمُكَ اللَّهُ ، فَلْيَقُلْ : يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ.
Lutja kur teshtin
Kur njëri prej jush teshtin, le të thotë: Falënderimi i takon Allahut. Vëllai ose shoku i tij le t’i thotë: Allahu të mëshiroftë. Kur t’ia thotë këtë, ai që teshtiu le të thotë: Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen.
الدُّعَاءُ عِنْدَ إِفْطَارِ الصَّائِمِ
ذَهَبَ الظَّمَأُ ، وَابْتَلَّتِ الْعُرُوقُ ، وَثَبَتَ الْأَجْرُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ
Lutja kur agjëruesi çel iftarin
Etja u largua, venat u lagën dhe shpërblimi u bë i sigurt, në dashtë Allahu.
الدُّعَاءُ إِذَا أَفْطَرَ عِنْدَ أَهْلِ بَيْتٍ
أَفْطَرَ عِنْدَكُمُ الصَّائِمُونَ ، وَأَكَلَ طَعَامَكُمُ الْأَبْرَارُ ، وَصَلَّتْ عَلَيْكُمُ الْمَلَائِكَةُ
Lutja kur çel iftarin në shtëpinë e dikujt
Agjëruesit e çelfshin iftarin tek ju, të mirët ngrënshin ushqimin tuaj dhe engjëjt u lutshin për ju.
دُعَاءُ رُؤْيَةِ الْهِلَالِ
اللَّهُ أَكْبَرُ ، اللَّهُمَّ أَهِلَّهُ عَلَيْنَا بِالْأَمْنِ ، وَالْإِيمَانِ وَالسَّلَامَةِ ، وَالْإِسْلَامِ ، وَالتَّوْفِيقِ لِمَا تُحِبُّ وَتَرْضَى رَبُّنَا وَرَبُّكَ اللَّهُ.
Lutja kur shihet hëna e re
Allahu është më i Madhi. O Allah, bëje të lindë mbi ne me siguri, besim, mirëqenie, Islam dhe mbarësi për atë që Ti e do dhe me të cilën je i kënaqur. Zoti ynë dhe Zoti yt është Allahu.
دُعَاءُ مَنْ أُصِيبَ بِمُصِيبَةٍ
إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ اللَّهُمَّ أْجُرْنِي فِي مُصِيبَتِي وَأَخْلِفْ لِي خَيْرًا مِنْهَا
Lutja e atij që goditet nga një fatkeqësi
Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. O Allah, më shpërble për fatkeqësinë time dhe më zëvendëso atë me diçka më të mirë.
الدُّعَاءُ لِلْمَرِيضِ فِي عِيَادَتِهِ
لَا بَأْسَ طَهُورٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ مَا مِنْ عَبْدٍ مُسْلِمٍ يَعُودُ مَرِيضًا لَمْ يَحْضُرْ أَجَلُهُ فَيَقُولُ سَبْعَ مَرَّاتٍ : أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظِيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ إِلَّا عُوفِيَ.
Lutja kur vizitohet i sëmuri
Nuk ka gjë; është pastrim, në dashtë Allahu. Nuk ka rob musliman që viziton një të sëmurë, të cilit nuk i ka ardhur afati, dhe thotë shtatë herë: I kërkoj Allahut të Madhërishëm, Zotit të Arshit madhështor, të të shërojë, pa iu dhënë atij shërimi.
دُعَاءُ الْمَرِيضِ الَّذِي يَئِسَ مِنْ حَيَاتِهِ
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي وَارْحَمْنِي وَأَلْحِقْنِي بِالرَّفِيقِ الْأَعْلَى
Lutja e të sëmurit që ka humbur shpresën për jetën
O Allah, më fal, më mëshiro dhe më bashko me shoqërinë më të lartë.
مَا يُعَوَّذُ بِهِ الْأَوْلَادُ
أُعِيذُكُمَا بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّةِ مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ وَهَامَّةٍ ، وَمِنْ كُلِّ عَيْنٍ لَامَّةٍ
Lutja për mbrojtjen e fëmijëve
Ju të dyve ju kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga çdo shejtan dhe krijesë helmuese dhe nga çdo sy i dëmshëm.
دُعَاءُ لِقَاءِ الْعَدُوِّ وَذِي السُّلْطَانِ
حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ
اللَّهُمَّ إِنَّا نَجْعَلُكَ فِي نُحُورِهِمْ وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شُرُورِهِمْ
اللَّهُمَّ أَنْتَ عَضُدِي ، وَأَنْتَ نَصِيرِي ، بِكَ أَجُولُ وَبِكَ أَصُولُ وَبِكَ أُقَاتِلُ
Lutja kur përballesh me armikun ose me një pushtetar
Na mjafton Allahu dhe Ai është Mbështetësi më i mirë.
O Allah, Ty të vëmë përballë tyre dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre.
O Allah, Ti je ndihma dhe mbrojtësi im; me ndihmën Tënde lëviz, sulmoj dhe luftoj.
دُعَاءُ صَلَاةِ الِاسْتِخَارَةِ
قَالَ جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا : كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُعَلِّمُنَا الِاسْتِخَارَةَ فِي الْأُمُورِ كُلِّهَا كَمَا يُعَلِّمُنَا السُّورَةَ مِنَ الْقُرْآنِ ، يَقُولُ : ( إِذَا هَمَّ أَحَدُكُمْ بِالْأَمْرِ فَلْيَرْكَعْ رَكْعَتَيْنِ مِنْ غَيْرِ الْفَرِيضَةِ ثُمَّ لْيَقُلْ : اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ ، وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ الْعَظِيمِ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلَا أَقْدِرُ وَتَعْلَمُ وَلَا أَعْلَمُ وَأَنْتَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ ـ وَيُسَمِّي حَاجَتَهُ ـ خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي ـ أَوْ قَالَ عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ ـ فَاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ ، وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي ـ أَوْ قَالَ عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ ـ فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ وَاقْدُرْ لِي الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ ثُمَّ أَرْضِنِي بِهِ).
Lutja e namazit të istihares
Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, tha: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, na mësonte istiharen për të gjitha çështjet ashtu siç na mësonte një sure nga Kurani. Ai thoshte: “Kur ndonjëri prej jush të vendosë për një çështje, le të falë dy rekate jashtë namazit të detyrueshëm, pastaj të thotë: O Allah, kërkoj zgjedhjen Tënde me dijen Tënde, kërkoj fuqi nga fuqia Jote dhe kërkoj nga mirësia Jote e madhe. Ti ke fuqi e unë nuk kam, Ti di e unë nuk di, dhe Ti je Njohësi i të fshehtave. O Allah, nëse Ti e di se kjo çështje — dhe e përmend nevojën e tij — është e mirë për mua, për fenë time, jetesën time dhe përfundimin e çështjes sime, ose tha: për të tashmen dhe të ardhmen time, atëherë ma cakto, ma lehtëso dhe ma beko. E nëse Ti e di se kjo çështje është e keqe për mua, për fenë time, jetesën time dhe përfundimin e çështjes sime, largoje prej meje dhe më largo mua prej saj, ma cakto të mirën kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të.”
دُعَاءُ سُجُودِ التِّلَاوَةِ
سَجَدَ وَجْهِي لِلَّذِي خَلَقَهُ ،وَشَقَّ سَمْعَهُ وَبَصَرَهُ بِحَوْلِهِ وَقُوَّتِهِ ( فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ )
Lutja e sexhdes së leximit
Fytyra ime i bëri sexhde Atij që e krijoi dhe i hapi dëgjimin dhe shikimin me fuqinë dhe forcën e Tij. I bekuar është Allahu, më i miri i krijuesve.
دُعَاءُ الِاسْتِفْتَاحِ
اللَّهُمَّ بَاعِدْ بَيْنِي وَبَيْنَ خَطَايَايَ كَمَا بَاعَدْتَ بَيْنَ الْمَشْرِقِ وَالْغَرْبِ ، اللَّهُمَّ نَقِّنِي مِنْ خَطَايَايَ كَمَا يُنَقَّى الثَّوْبُ الْأَبْيَضُ مِنَ الدَّنَسِ، اللَّهُمَّ اغْسِلْنِي مِنْ خَطَايَايَ بِالثَّلْجِ وَالْمَاءِ وَالْبَرَدِ.
سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ وَتَبَارَكَ اسْمُكَ وَتَعَالَى جَدُّكَ وَلَا إِلَهَ غَيْرُكَ.
اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا ، اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا ، اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا ، وَسُبْحَانَ اللَّهِ بُكْرَةً وَأَصِيلًا(ثَلَاثًا) ـ "أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ مِنْ نَفْخِهِ وَنَفْثِهِ وَهَمْزِهِ ".
Lutja e hapjes së namazit
O Allah, më largo nga gjynahet e mia siç e ke larguar lindjen nga perëndimi. O Allah, më pastro nga gjynahet e mia siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtia. O Allah, m’i la gjynahet me borë, ujë dhe breshër.
I pastër nga çdo e metë je Ti, o Allah, dhe Ty të takon lavdërimi. I bekuar është emri Yt, e lartësuar është madhështia Jote dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.
Allahu është më i Madhi me madhështi, Allahu është më i Madhi me madhështi, Allahu është më i Madhi me madhështi. Allahut i takon falënderim i shumtë, Allahut i takon falënderim i shumtë, Allahut i takon falënderim i shumtë; dhe i pastër nga çdo e metë është Allahu në mëngjes e në mbrëmje (tri herë). Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani, nga fryrja, pështyma dhe cytja e tij.
دُعَاءُ دُخُولِ السُّوقِ
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ حَيٌّ لَا يَمُوتُ بِيَدِهِ الْخَيْرُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (كَتَبَ اللَّهُ لَهُ أَلْفَ أَلْفِ حَسَنَةٍ وَمَحَا عَنْهُ أَلْفَ أَلْفِ سَيِّئَةٍ وَرَفَعَ لَهُ أَلْفَ أَلْفِ دَرَجَةٍ وَفِي رِوَايَةٍ: وَبَنَى لَهُ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ).
بِسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَ هَذِهِ السُّوقِ، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ مَا فِيهَا، اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أُصِيبَ بِهَا يَمِينًا فَاجِرَةً، أَوْ صَفْقَةً خَاسِرَةً.
Lutja kur hyn në treg
Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi; Ai jep jetë dhe vdekje, është i Gjallë dhe nuk vdes. Në dorën e Tij është e mira dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. (Allahu i shkruan atij një milion vepra të mira, i fshin një milion vepra të këqija dhe e ngre një milion shkallë; në një transmetim: dhe i ndërton një shtëpi në Xhenet.)
Me emrin e Allahut. O Allah, të kërkoj të mirën e këtij tregu dhe të mirën që është në të, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e tij dhe e keqja që është në të. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos bëj në të betim të rremë ose një marrëveshje me humbje.
عِنْدَ فِعْلِ الذَّنْبِ أَوِ ارْتِكَابِ الْمَعْصِيَةِ
كَمَا أَخْبَرَنَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ((مَا مِنْ عَبْدٍ يُذْنِبُ ذَنْبًا فَيَتَوَضَّأُ فَيُحْسِنُ الطُّهُورَ،ثُمَّ يَقُومُ فَيُصَلِّي رَكْعَتَيْنِ ، ثُمَّ يَسْتَغْفِرُ اللَّهَ لِذَلِكَ الذَّنْبِ إِلَّا غُفِرَ لَهُ )).
Kur kryhet një gjynah ose një mosbindje
Siç na ka treguar i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: «Nuk ka rob që bën një gjynah, pastaj merr abdes e pastrohet mirë, ngrihet e fal dy rekate dhe i kërkon Allahut falje për atë gjynah, pa iu falur atij».
الدُّعَاءُ عِنْدَ سَمَاعِ أَصْوَاتِ الْحَيَوَانَاتِ
الدُّعَاءُ عِنْدَ صِيَاحِ الدِّيكِ : (( اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ )). ((إِذَا سَمِعْتُمْ صِيَاحَ الدِّيكِ[مِنَ اللَّيْلِ]،فَاسْأَلُوا اللَّهَ مِنْ فَضْلِهِ فَإِنَّهَا رَأَتْ مَلَكًا وَإِذَا سَمِعْتُمْ نَهِيقَ الْحِمَارِ،فَتَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ فَإِنَّهَا رَأَتْ شَيْطَانًا)). مُتَّفَقٌ عَلَيْهِ.
الدُّعَاءُ عِنْدَ صِيَاحِ الدِّيكِ وَنَهِيقِ الْحِمَارِ وَنُبَاحِ الْكِلَابِ: (( أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ )).
((إِذَا سَمِعْتُمْ نُبَاحَ الْكِلَابِ وَنَهِيقَ الْحَمِيرِ بِاللَّيْلِ فَتَعَوَّذُوا بِاللَّهِ فَإِنَّهُنَّ يَرَيْنَ مَا لَا تَرَوْنَ)). صَحِيحٌ(صَحِيحُ سُنَنِ أَبِي دَاوُدَ3/961)
Lutja kur dëgjohen zërat e kafshëve
Lutja kur këndon gjeli: «O Allah, të kërkoj nga mirësia Jote». «Kur ta dëgjoni gjelin të këndojë [natën], kërkojini Allahut nga mirësia e Tij, sepse ai ka parë një engjëll. Kur ta dëgjoni gomarin të pëllasë, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga shejtani, sepse ai ka parë një shejtan». E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Lutja kur këndon gjeli, pëllasin gomarët dhe lehin qentë: «Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar».
«Kur të dëgjoni natën lehjen e qenve dhe pëllitjen e gomarëve, kërkoni mbrojtjen e Allahut, sepse ato shohin atë që ju nuk e shihni». I saktë (Sahih Sunen Ebi Davud, 3/961).
سَيِّدُ الِاسْتِغْفَارِ
اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ وَأَبُوءُ بِذَنْبِي ، فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ.
عَنْ شَدَّادِ بْنِ أَوْسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ ( سَيِّدُ الِاسْتِغْفَارِ أَنْ يَقُولَ الْعَبْدُ اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ وَأَبُوءُ بِذَنْبِي ، فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ ) مَنْ قَالَهَا فِي النَّهَارِ مُوقِنًا بِهَا فَمَاتَ مِنْ يَوْمِهِ قَبْلَ أَنْ يُمْسِيَ فَهُوَ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ وَمَنْ قَالَهَا مِنَ اللَّيْلِ وَهُوَ مُوقِنٌ بِهَا فَمَاتَ قَبْلَ أَنْ يُصْبِحَ فَهُوَ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ . أَخْرَجَهُ الْبُخَارِيُّ.
Lutja më e mirë për falje
O Allah, Ti je Zoti im; nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Ti më krijove dhe unë jam robi Yt. I qëndroj besës dhe premtimit Tënd sa të mundem. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam bërë; pranoj dhuntinë Tënde mbi mua dhe pranoj gjynahun tim. Më fal, sepse gjynahet nuk i fal askush përveç Teje.
Nga Shedad ibn Eusi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Lutja më e mirë për falje është që robi të thotë: O Allah, Ti je Zoti im; nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Ti më krijove dhe unë jam robi Yt. I qëndroj besës dhe premtimit Tënd sa të mundem. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam bërë; pranoj dhuntinë Tënde mbi mua dhe pranoj gjynahun tim. Më fal, sepse gjynahet nuk i fal askush përveç Teje.” Kush e thotë ditën me bindje dhe vdes atë ditë para mbrëmjes, është prej banorëve të Xhenetit; dhe kush e thotë natën me bindje dhe vdes para mëngjesit, është prej banorëve të Xhenetit. E transmeton Buhariu.
الدُّعَاءُ إِذَا أَحْسَسْتَ بِوَجَعٍ فِي جَسَدِكَ
ضَعْ يَدَكَ عَلَى الَّذِي تَأَلَّمَ مِنْ جَسَدِكَ وَقُلْ: بِسْمِ اللَّهِ ،ثَلَاثًا ،وَقُلْ سَبْعَ مَرَّاتٍ: أَعُوذُ بِاللَّهِ وَقُدْرَتِهِ مِنْ شَرِّ مَا أَجِدُ وَأُحَاذِرُ.
Lutja kur ndien dhimbje në trup
Vendose dorën mbi vendin që të dhemb dhe thuaj tri herë: Me emrin e Allahut. Pastaj thuaj shtatë herë: Kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja e asaj që ndiej dhe së cilës i frikësohem.
مَا يَقُولُ وَيَفْعَلُ مَنْ أَذْنَبَ ذَنْبًا
مَا مِنْ عَبْدٍ يُذْنِبُ ذَنْبًا فَيُحْسِنُ الطُّهُورَ ثُمَّ يَقُومُ فَيُصَلِّي رَكْعَتَيْنِ ، ثُمَّ يَسْتَغْفِرُ اللَّهَ إِلَّا غُفِرَ لَهُ
Çfarë thotë dhe bën ai që ka kryer gjynah
Nuk ka rob që bën një gjynah, pastaj pastrohet mirë, ngrihet e fal dy rekate dhe i kërkon falje Allahut, pa iu falur atij.
Koha e leximitGati për lexim
0 / 0

Leximet e përfunduara do të shfaqen këtu.

Leximi u ndërpre

Shpjegimi dhe burimi

Ndaj dhikrin

WhatsApp Telegram Facebook X
Teksti për ndarje

Të fillohet përsëri?

Kjo pastron numëruesit aktualë dhe vendin e ruajtur për këtë kategori. Historia e leximeve të përfunduara mbetet e ruajtur.

Nga biblioteka e haditheve

Hadithet
It was narrated from Abu Hurairah that the Prophet (ﷺ) said: "There is a surah in the Qur'an, with thirty verses, which will intercede for its companion (the one who recites it) until he is forgiven: Tabarakal-ladhi bi yadihil mulk (Blessed is He in Whose Hand is the Dominion)."
Sunan Ibn Majah

Reference : Sunan Ibn Majah 3786 In-book reference : Book 33, Hadith 131 English translation : Vol. 5, Book 33, Hadith 3786

Lexo hadithin dhe burimin
Ibn Umar reported that Allah's Messenger (ﷺ) had made for himself a ring of silver, and he (wore it in his finger). then it was in Abu Bakr's finger. then it was in'Umar's finger. then it was in 'Uthman's finger. until it fell into the well of Aris and it had these words engraved upon it (Muhammad, Messenger of Allah). Ibn Numair narrated it with a slight variation of words.
Sahih Muslim

Reference : Sahih Muslim 2091 d In-book reference : Book 37, Hadith 91 USC-MSA web (English) reference : Book 24, Hadith 5212 (deprecated numbering scheme)

Lexo hadithin dhe burimin